Kolegji Zgjedhor në provën e zjarrit

Kur duhet më pak se një orë nga dhënia e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për dy kërkesat e fundit të Partisë Socialiste për zgjedhjet në Tiranë, ky institucion i drejtësisë aq shumë i atakuar por dhe që ka lënë dyshime tek qytetarët, pritet të marrë një nga vendimet më të rëndësishme që do të mbeten gjatë në historinë e vendit.
Kjo për faktin e pikës kritike ku gjendet Shqipëria, që mediat ndërkombëtare e kanë krahasuar me “pikën e zierjes”, “pragkaosin”, “pragkatastrofën politike” dhe të tjera terma mediatik. Asnjëherë më parë mediat ndërkombëtare nuk i kanë kushtuar kaq rëndësi Shqipërisë, përveçse në periudhën 1996-1997 dhe duket se historia po përsëritet.

Por edhe faktori ndërkombëtar nuk ka qenë kurrë kaq shumë i angazhuar për këtë vend që përveç plagës politike po vuan edhe atë ekonomike dhe ngecjen e reformave. Edi Rama, kreu i socialistëve, edhe para festës së 20 vjetorit të partisë e quajti vendimin e Kolegjit që do marrë pas pak, si aktin më të rëndësishëm që përcakton fatin e mëtejshëm të vendit. Tashmë 5 gjyqtarë të sprovuar në karrierë me ulje ngritje dhe përvoja të hidhura, pritet të vendosin se kujt do ia japin Tiranën. Njeriut të qeverisë që e përmbysi rezultatin në tavolinën e KQZ-së me manovra ligjore të rrezikshme, apo liderit të opozitës që e fitoi në numërim me kamera dhe në televizione garën e ngushtë vetëm me 10 vota pas një ankthi prej një jave numërimi.

Kjo mbetet për t’u parë, por interesant do të jetë fakti nëse Kolegji do të marrë parasysh sugjerimet e ndërkombëtarëve dhe zërit të vetëm SHBA-BE që sugjeroi kalimin e çështjes në Venecia. Kryeministri Berisha aktualisht ka vënë veton dhe me një presion të nëndheshëm ndaj gjyqtarëve ka arritur të rrëzojë tre herë opozitën në Kolegj në kërkesat e rëndësishme, edhe pse jo në mënyrë të ligjshme dhe me stilin e “Kalit të Trojës”. Një prej gafave të rënda dhe të pafalshme në të ardhmen e Kolegjit, që mund t’i kushtojë deri në gjykatat ndërkombëtare, mbetet përgjigjja e dhënë në 3 qershor për një kërkesë që në fakt nuk ishte bërë nga ana e socialistëve.

Në zbardhjen e vendimit gjyqtari Tom Ndreca shpjegonte dhe faktin e votave të gabuara, mirëpo PS nuk kishte bërë animime për to. Kjo la dyshime të forta se përgjigjja e vonuar ligjore kishte ardhur për shkak se prisnin të mësonin për dy animimet e fundit të socialistëve. Duke mësuar tre ditëpara animimet e të majtëve, atëherë Kolegji i ndihmuar nga PD-KQZ futi dhe një pjesë të dyshimtë në zbardhje ku faktikisht jepte përgjigje për një ankimim që u bë për pjesën e fundit, pra që në fakt duhet ta jepte sot dhe jo më 3 qershor, sepse nuk i ishte kërkuar. Ky fakt pritet të përdoret tejet fuqishëm nga opozita për të akuzuar Kolegjin si politik sikurse dhe KQZ-ja, pasi Berisha i ka thënë BE-së se do testojë gjyqësorin dhe nuk ka nevojë për Venecian.

Por pikërisht nesër zhvillohen diskutime të nxehta për Shqipërinë rreth të ardhmes në BE dhe nëse vendimi do jetë negativ për opozitën, pritet që akuzat e socialistëve në BE ndaj demokratëve do të jenë të pamëshirshme dhe pse jo mund
të shoqërohen me një furtunë diplomatike.
(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment