Kolegji pranon pjesërisht kërkesën e PS-së

Gjatë leximit të vendimit, relatorja e kësaj cështje, gjyqtarja Dhurata Haveri njoftoi pranimin e pjesshëm të padisë së Partisë Socialiste përsa i përket votave të hedhura në kutinë e gabuar. Në mesnatë, Kolegji Zgjedhor, pas shumë orësh konsultime doli me një vendim përsa i përket kërkesë-padisë së Partisë Socialiste duke e pranuar atë pjesërisht.

Kolegji në vendimin e tij urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të numërojë të gjitha votat e kontestuara në të gjitha kutitë.

Gjatë leximit të vendimit, relatorja e kësaj cështje, gjyqtarja Dhurata Haveri njoftoi pranimin e pjesshëm të padisë së Partisë Socialiste përsa i përket votave të hedhura në kutinë e gabuar.

Por, Kolegji rrëzoi kërkesën e opozitës për rezultatin e 117 kutive të hapura nga KQZ pas datës 14 maj, ku numri i votave ishte më i madh se numri i personave që kishin votuar.

Ky vendim i Kolegjit do të sjellë hapjen e të gjitha kutive ku ka shënime nga ana e komisionerëve për fletë të kontestuara dhe rezultati i tyre do t’i bashkangjitet rezultatit të deritanishëm që ka KQZ.

Ky vendim është gjithëpërfshirës, që do të thotë se nuk do të numërohen vetëm fletët e kontestuara për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, por edhe për kryetarët e njësive bashkiake, për anëtarët e këshillit të Bashkisë së Tiranës dhe këshillit të njësive bashkiake.

Pra do të rinisë e njëjta praktikë e ndjekur nga KQZ që numëroi fletët e hedhura në kutinë e gabuar, cka duket se do të kërkojë kohë për të zbardhur rezultatin përfundimtar dhe bashkë me të edhe fituesin e Bashkisë së Tiranës.

(yllpress.com)

No comments:

Post a Comment