Kinë, lirohet disidenti-artist Ai Weiwei

Artisti dhe aktivisti i njohur kinez Ai Weiwei është liruar me kusht nga një gjykatë kineze pasi pranoi fajësinë për evazion fiskal.

Anëtarët e familjes së tij kanë deklaruar për BBC se kanë parë lajmet në media për lirimin, por nuk janë kontaktuar ende nga Weiwei.

Arrestimi në muajin prill i Weiwei, një kritik i ashpër i Pekinit përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut, shkaktoi një fushatë globale për lirimin e tij.

Aktivisti u ndalua nga policia teksa kishte hipur në një avion që do të udhëtonte nga Pekini për në Hong Kong.

I mirënjohur për vizatimin e stadiumit “Foleja e Zogut”, që u bë qendra e lojrave olimpike të vitit 2008, ai i dërgua nga autoritetet në një vend sekret, pa pasur mundësi për një avokat.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment