Kinë, klienti "hakmerret" ndaj bankës

Një klient i një banke kineze, i zemëruar për shërbimin e dobët, ia ktheu objektit duke tërhequr nga një juan (14 cent) për rreth një orë, përpara se të mbërrinte policia.

Incidenti u raportua në Jinan. Klienti i bankës tha se ai vuri re vetëm një sportel të hapur për punë, ndërsa klientët e tjerë ishin duke pritur përpara tij.

"Unë shkova për të pyetur një punëtor se pse po përdoret vetëm një sportel, por ai më tregoi një qëndrim të ftohtë" citohet të ketë thënë personi.

Punonjësi i bankës tha se klienti i zemëruar erdhi kur stafi ishte në kohën e pushimit të pasdites, dhe se ai nuk do të kishte pritur gjatë. Raportohet se klienti filloi të tërhiqte nga një juan për gati një orë përpara se të vinte policia për të zgjidhur çështjen.

"Ne nuk kishim zgjidhje tjetër, sepse ai nuk kishte shkelur rregullat e bankës. Policia erdhi vetëm për ta bindur atë për të ndalur" tha një punonjës i bankës. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment