Keshilli i Evropes: Shqiperia nuk ploteson asnje kriter

Ndërkohë që procesi zgjedhor në Shqipëri ende nuk ka përfunduar, Komisioni Europian hedh dritë mbi vlerësimin që do të përmbajë raporti i radhës i progresit për Shqipërinë, i cili publikohet më 12 tetor.

Përvec lëvdatave për mosabuzimin me regjimin e lirë të vizave, Komisioni, i cili nuk ka marrë ende planin e korrigjuar të aksionit për zbatimin e 12 kritereve kyce nga Shqipëria, vlerëson se nuk është përmbushur “as një i vetëm” prej tyre.

Raporti, i cili pritet të jetë një ndër më të rreptët në historikun e marrëdhënieve BE-Shqipëri, do t'i kushtojë një hapësirë mjaft të vecantë edhe procesit zgjedhor, e sidomos paqartësisë ligjore të vendimit të KQZ-së për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara.

“Ka një shqetësim të qartë për mënyrën sesi vendimi është marrë në këtë moment të fazës së pas-numërimit. Por është gjithashtu e rëndësishme që tani procesi i ankesave të bëhet në qetësi, në respekt të rregullave institucionale dhe mendoj se cështja e saktësisë ligjore për këtë hap të ndërmarrë nevojitet qartazi që të zgjidhet, në mënyrë transparente, të ndershme dhe ligjore, duke respektuar rendin ligjor shqiptar. Pra, unë do të thoja jo vetëm fjalët e legjislacionit në letër, por edhe frymën e legjislacionit shqiptar”, ka deklaruar Marta Garcia Fidalgo, shefe e Njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit të KE.

Përballë një prezantimi rozë nga qeveria shqiptare, Komisioni Europian rreshtoi vlerësime në të 12 kushtet që duhen përmbushur nga Shqipëria, duke vlerësuar mënjanë procesin zgjedhor, të cilin e ndau në disa faza.

“Mendoj se situata, ashtu sic qëndron sot, është më pak e ndritur se c'ishte dy vite më parë. Prioriteti i parë kyc, ne nuk konsiderojmë këtë parlament se funksionon sic duhet.

Prioriteti i dytë lidhet me miratimin e legjislacionit që kërkon shumicë të cilësuar. Njësoj mbi emërimin e Avokatit të Popullit dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë e asaj Kushtetuese, që kërkojnë shumicën parlamentare.

Prioriteti numër 4 i Opinionit lidhet me rëndësinë për të modifikuar kuadrin ligjor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Realiteti faktik është përsëri se këto modifikime nuk u bënë.

Duke shkuar në prioritetin e 5-të kyc, atë për garantimin e zgjedhjeve në përputhje me standartet europiane e ato ndërkombëtare, më lejoni të kthehem në fund për këtë ndërhyrje mbi sjelljen dhe organizimin e zgjedhjeve.

Prioriteti numër 6, rekrutimi në shërbimin civil vijon të bëhet me procedura jotransparente.

Prioriteti kyc numër 7, korrupsioni në gjyqësor, mbetet shqetësim. Vijmë tek prioriteti numër 8, që lidhet me korrupsionin. Hetimet për rastet e korrupsionit nuk po bëjnë progres sic pritej.

Kjo bën që në përgjithësi rastet e dënimit për korrupsion të mbetet i ulët dhe korrupsioni mbetet shqetësim në Shqipëri.

Prioriteti kyc numër 9. Mendoj se lufta kundër trafikut të drogës dhe trafikut të qënieve njerëzore mbeten fusha shqetësuese.

Për prioritetin kyc numër 10, mbi të drejtat e pronës. Përsëri realizojmë se ka një progres të vogel në këtë fushë. Por puna dhe kjo është punë shumë e rëndësishme për qytetarët e thjeshtë dhe investimet, mbetet për t'u bërë.

Prioriteti i 11-të, ne shënojmë incidentin që ndodhi me romët në shkurt. Prioriteti i fundit kyc, ai numër 12. Mendoj se nuk ka progres gjithashtu për trajtimin e të burgosurve me probleme mendore.

Ne shënojmë se ka patur disa shqetësime për ushtrim të tepruar dhune gjatë arrestimit dhe ndalimit të bërë nga policia pas ngjarjes së 21 janarit.

Më lejoni të kthehem shkurt tek zgjedhjet. Mund të diferencojmë faza të ndryshme. Mendoj se periudha parazgjedhore kishte polarizim të lartë, kishte mosbesim të qartë mes partive politike, sjellje konfrontuese, por mendoj se është e drejtë që të njohim se pati zgjedhje konkurruese dhe transparente. Problemet nisën pas procesit të numërimit, kur ata nisën me tabulatet dhe përballjen me ankesat.

Të gjitha këto nivele do të qartësohen kur ne të vijmë me raportin e progresit në tetor. Mendoj se shqetësimi për votat e hedhura në kutitë e gabuara do të jetë kyc në fund”, ka nënvizuar Fidalog.

Pjesa e dytë e këtij takimi përgatitor të delegacionit për Europen Juglindore të Parlamentit Europian u zhvillua me dyer të mbyllura. Europarlamentarët do të takohen me kolegët e tyre shqiptarë më 14 dhe 15 qershor në Bruksel.

Tashmë e njohin njëri-tjetrin gjithmonë e më mirë, pas dy takimeve të mëparshme, të cilat dështuan në prodhimin e një deklarate të përbashkët përfundimtare.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment