Këshilla antiduhan, ia vlen t’i provosh

Të gjithë e dijmë që është e vështirë ta lëmë duhanin dhe se ka shumë mënyra për ta realizuar. Sidoqoftë, mëposhtë janë 5 këshilla që ia vlen t’i provosh nëse funksionojnë :

Përdor kalendar – Njeriut i duhen 21 ditë që një lloj mendimi t’i bëhet proces automatik. Tre javë pa pirë duhan mjaftojnë që kjo veti të ngulitet në mendje.

Përdor mento – Shija e mentos e bën gojën e duhanpirësit të ndihet e freskët dhe kjo e mashtron trurin duke bërë të ndjeni me pak dëshirë për cigare.

Pi ujë. Për të kaluar dëshirën për ta ndezur cigaren, pini një gotë ujë shumë ngadalë. Me pirjen e ujit ju shpërqendroni vetveten dhe dëshira largohet.

Ha çamçakëz – Shija e çamçakëzit e mban gojën e freskët, kështu duke e bërë pirjen e duhanit më pak tërheqëse Akti i përtypjes çliron dëshirën për stimulim oral dhe në të njëjtën kohë e mbanë gojën e zënë.

Ha rrush–Sipas ekspertëve të hash rrush është një teknikë për stimulim oral dhe antioksiduesit në rrush punojnë për t’ju çliruar nga dëshira për ta ndezur cigaren

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment