Dhërmi, shpëtojnë turistët gjerman

Tre turistë gjermanë u shpëtuan dje nga roja bregdetare shqiptare dhe Gruardia di Finanza ndërsa ndodheshin me një jaht velier 5 milje nga deti i Dhërmiut, në të ashtuquajturën “vija e verdhë”.
Veliera kishte pësuar defekt dhe tre turistët dhanë sinjalin SOS, i cili u kap nga qendra e kontrollit të kufirit detar shqiptar në Durrës, që urdhëroi dhe nisjen e operacionit të kërkim-shpëtimit.

Motovedetat shqiptare mbërritën fatmirësisht në kohë, duke shpëtuar tre turistët, ndërkohë që ka mbërritur edhe Guardia di Finanza italiane.

Përpjekjet për të shpëtuar velierën kanë rezultuar të kota, pasi mjeti lundrues i turistëve gjermanë është mbytur.

Tre turistët gjermanë janë dërguar për në portin e Vlorës. Ndërkohë që ka nisur hetimi për mbytjen e mjetit.

(gazetaonline.net)

No comments:

Post a Comment