Kandidatët e Shtëpisë së Bardhë, në restorantin shqiptar

Dy personalitete të njohur të jetës politike amerikane, kanë preferuar për të ngrënë një restorant shqiptar në New York.

Sarah Palin, ish-kandidate për Shtëpinë e Bardhë, e cila ka gjasa të verë sërish kandidaturën për garën presidenciale, dhe miliarderi Donald Trump, i cili, edhe pse pritej të kandidonte, shpalli se heq dorë nga peripecia presidenciale, u takuan në njërën prej picerive më të njohura në New York, pronë e vëllezërve shqiptarë Kolaj, e cila mban emrin “Famous Famiglia”.

Piceria ndodhet në kryqëzimin e Brodwey dhe të rrugës 50, një pikë mjaft popullore e metropolit amerikan. Ka qenë zonja Palin ajo që zgjodhi picerinë shqiptare, përzgjedhje kjo që i la mjaft të kënaqur pronarët e saj, vëllezërit Kolaj.
Si Palin ashtu edhe Trump, janë që të dy personalitete të spikatura të Reality TV, dhe duket se kohët e fundit i lidh edhe politika.
Jashtë restorantit shqiptar, u mblodhën dhjetra njerëz për të bërë fotografi.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment