“Kam menduar ta vras Fatmir Limajn”

Dëshmitari X në procesin gjyqësor rasti “Kleçka”, pretendon se kishte planifikuar ta vriste Fatmir Limajn. Arsyeja pse dëshironte ta bënte këtë sipas këtij dëshmitari ishin kërcënimet që po merrte nga Limaj dhe grupi i tij. Në pjesën e dytë të dëshmisë që i ka dhënë prokurorit Maorizio Salustro, dëshmitari bashkëpunues i koduar me shkronjën “X”, ka folur për raportet e tij me Limajn, takimet me të, planet për të fajësuar Isak Musliun, veprimtarinë në Shërbimin Informativ të Kosovës, etj, shkruan Koha Ditore. “Pas aksidentit me veturë që më ka ndodhur në Carralevë, isha aq i inatosur sa për një kohë të caktuar madje kam menduar ta vras Fatmir Limajn. Tërë kohën kam qenë nën kërcënime nga grupi i Fatmir Limajt. Ai ma ka bërë jetën mizerie”, ka thënë ai.
(gazetaonline.net)

 
 

No comments:

Post a Comment