Kaka refuzon Interin

“Kam një marrëdhënie të mirë me Leonardo-n dhe të gjithë e dinë. Por nuk më ka kërkuar kurrë që të luaj për Interin. Sa herë që kemi folur ka qenë për t’i thënë se dua të fitojë me Realin e Madridit. Leo e di që nuk dua të lë Spanjën”.


Në një intervistë për “Jornal da Tarde”, Kaka mbyll çdo polemikë të hapur për kalimin e tij tek Interi në këmbim të Maicon.

“Që nga momenti që do arrijë të fitoj besimin e José Mourinho, jam i sigurt se do të luajë ndeshjet deçizive. Mou dhe drejtuesit e tjerë më kanë thënë që të kaloj pushimet në paqe. E dinin që do të kishte shumë spekullime, por dëshira ime është të qendroj dhe do të qendroj”, theksoi braziliani.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment