Kaka nuk largohet nga reali

Leite Kaka synon të mbetet në Real Madrid dhe të shpaguajë besimin e trajnerit Jose Mourinho, i cili e përkrahu gjatë sezonit të vështirë për brazilianin e munduar nga lëndimet.

Kaka është i vendosur të përmbushë parashikimet e tifozëve pas dy viteve të vështira në Madrid.

“E di se nuk i kam përmbushur parashikimet e tifozëve dhe medieve, por as të miat. Shpresoj të luaj shumë më mirë. Dua të vazhdoj këtu dhe nuk planifikoj të largohem”, tha Kaka për të përditshmen sportive spanjolle Marca./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment