Kaka kompozitor në albumin e gruas

Futbollisti i njohur brazilian, superylli i Real Madridit, Ricardo Kaka, ka marrë pjesë në albumin debutues të bashkëshortes së tij, Carolina Celico.

Marca, duke iu referuar mediave braziliane shkruan se Kaka ka kompozuar këngën “Presente de Deus” (Dhurata e Zotit), në të cilën këndon së bashku me bashkëshorten e tij. Albumi me muzikë kryesisht fetare do të ketë 12 këngë dhe zyrtarisht do të jetë në shitje në korrik.

Kaka njihet si besimtar i devotshëm i fesë së krishterë, ndërsa me Carolina Celicon, të dashurën e tij nga fëmijëria, ka dy fëmijë, djalin Luca dhe vajzën Isabella. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment