Juventus konfirmon katër blerje

Juventus ka njoftuar se Alessandro Matri, Marco Motta, Simone Pepe e Fabio Quagliarella do të jenë komplet pjesë e këtij klubi nga sezoni 2011/12. Këta futbollistët e kaluan sezonin që shkoi si huazim në Juventus. Por, të mërkurën ‘Bianconerët’ kanë njoftuar përmes ueb faqes së vetë zyrtare se i kanë blerë përfundimisht ata.

Alessandro Matri impresionoi në Torino sezonin që shkoi, duke u përshtatur mjaft mirë në sulm me legjendën Alessandro del Piero. Marrëveshja e arritur me Cagliarin kap shifrën e 15,5 milionë eurosh, ndërsa kontrata me lojtarin do të zgjatë katër vjet.

Marco Motta u transferua nga Udinese për 3.75 milionë euro. Mbrojtësi italian ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2015. Kurse sulmuesin italian Fabio Quagliarella e bleu Napoli për 10,5 milionë euro. 28 vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare, pasi realizoi 9 gola në sezonin 2010/11.

Më në fund, edhe Simone Pepe u transferua nga Udinese për të nënshkruar kontratë katërvjeçare me bardhezinjtë. Mesfushori 27 vjeçar i kushtoi Juventusit 7,5 milionë euro.

Deri tash, ‘Zonja e Vjetër’ ka konfirmuar angazhimin e Reto Ziegler nga Sampdoria e Andrea Pirlo nga Milan. Kurse shumë shpejt, Juventusit pritet t’i bashkohet edhe mbrojtësi i djathtë i Lazios, Stephan Lichtsteiner.



(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment