Johansson dhe Penn, arsyeja e ndarjes

Sean Penn është ndarë nga Scarlett Johansson sepse nuk është gati për një lidhje "serioze". Aktori 50-vjeçar dhe Johansson, 26 vjeçare, thuhet se kanë filluar lidhjen pak kohë pasi ajo dhe bashkëshorti i saj Ryan Reynolds janë ndarë.

Miqtë e Sean thonë se ai nuk do të nxitojë në një tjetër marrëdhënie afatgjatë - martesa 14 vjeçare e Sean me Robin Wright ka përfunduar zyrtarisht në korrik të 2010.

Një burim ka thënë për një revistë amerikane se "Scarlett i ishte vënë pas", por Sean ishte i vendosur të mos angazhohej në asgjë "serioze". 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment