Jetmiri fituesi i "BB3" ndahet nga Rrezarta

Njëri prej çifteve më të përfolura në edicionin e tretë të Big Brother Albania, Jetmiri dhe RRezarta janë ndarë përfundimisht, pas një lidhje dy vjeçare. Shkak i ndarjes së tyre ka qenë xhelozia që ka lindur tek Jetmiri.



Lajmi është konfirmuar nga vet Rrezarta e cila për momentin është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka thënë se ndarja ka ndodhur pak javë më parë. ‘ Kemi një muaj që nuk kontaktojmë, madje edhe numrin e telefonit e kam fshirë’, ka treguar RRezarta, duke shtuar se arsyet e ndarjes janë të shumta por kryesorja është xhelozia e tepruar e Jetmirit.



Sipas saj, kjo xhelozi e tepruar ka ardhur edhe si pasojë e largësisë në mes të çiftit i cili befasoi shumicën për shkak se lidhje e tyre zgjati më shumë se 1 vit. Jetmiri dhe Rrezi u lidhën brenda shtëpisë, ndërkaq Rrezi do të mbahet mend për natyrën pa komplekse.

(vipat.info)

No comments:

Post a Comment