“A je e mirë me gojën?”. Kongresmeni amerikan në qendër të një skandali (FOTO)

Seks, mashtrime e Twitter. Një kongresmen amerikan është në qendër të një skandali. Anthony Weiner, 46 vjeç, fillimisht kishte deklaruar se ishte viktimë e një hackers-i, por tani ka pranuar gjithçka në një konferencë për shtyp.

“Kam mashtruar… kam bërë gabime të tmerrshme,” tha ai në konferencë.

Mendohet se ai ka pasur marrëdhënie me gjashtë gra, në distancë përmes telefonit, Facebook dhe Twitter. Atyre u dërgonte foto e madje ka bërë seks në telefon duke përdorur telefonat qeveritarë.

40 vjeçares Lisa Weiss ai i tha se ishte i fryrë në pantallona.

“Do ta shohësh atë,” i tha kongresmeni, duke hyrë në detaje. “A je e mirë me gojën?”

“Po, ashtu mendoj dhe e dua atë gjënë”.

“Uau, edhe kjo gjëja është gati për të bërë ndonjë dëm”.

Për median amerikane ky është një skandal. Për më tepër, mbiemri i tij Weiner është një zhargon për fjalën penis.

Weiner ishte një nga emrat e lakuar për të kandiduar për kryebashkiak në New York. Deri më tani ai nuk ka folur për dorëheqje.

Një nga fotot që u dërgonte kongresmeni femrave që ngacmonte

Një nga femrat e ngacmuara prej tij

Kongresmeni Weiner qau në konferencen e shtypit

Kongresmeni Weiner bashkë me gruan e tij, Huma Abedin

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment