Java e tretë e grevës së veteranëve të UÇK-së

Gjendja shëndetësore e veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë hyrë në javën e tretë të grevës, vazhdimisht po përkeqësohet.

Ata vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për veteranët e UÇK-së.

Zyrtarët e Kuvendit të Kosovës nga Komisioni parlamentar për legjislacion kanë deklaruar se draft-ligji për veteranët e UÇK-së ka arritur në Kuvend dhe se gjatë qershorit do të bëhet leximi i parë i draft-ligjit.

Ndërkohë që brenda periudhës dymujore, nëse nuk ka shumë ndryshime apo amendamentime, ky draft-ligj do të kalojë edhe në Kuvend. 



(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment