Japoni, Naoto Kan fiton mocionin e besimit në Parlament

 
Kryeministri japonez, Naoto Kan, e fitoi mocionin e mosbesimit, të ngritur prej deputetëve kritikë ndaj tij dhe mënyrës se si qeveria menaxhoi krizën e tërmetit të cunamit e cila preku edhe pikat nukleare në vend, që nga muaji mars. Përpara votimit në Parlament, Kan u shpreh i gatshëm për të dhënë dorëheqjen në momentin kur kriza të konsiderohet nën kontroll. Rreth 28 mijë japonezë humbën jetën nga tërmeti dhe cunami shkatërrimtar i 11 marsit 2011. Pasojë e lëkundjeve të forta ishte edhe kriza e rëndë bërthamore. Ekspertet e OKB-së raportuan se Japonia e kishte nënvlerësuar rrezikun e goditjes së një centrali bërthamor nga dallga e cunamit.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment