Japoni, 147 miliardë euro dëmi i 11 marsit

Tërmeti dhe tsunami i 11 marist në Japoni kanë shkaktuar dëme që kapin vlerën 16.900 miliardë jen, ose 147 miliardë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë qeveria japoneze. Shuma në fjalë përputhet me shkatërrimin e shtëpive, infrastrukturës dhe ndërmarrjeve në verilindje të Japonisë.

Tërmeti me fuqi 9 ballë i pasuar nga një tsunami gjigant kanë vrarë mbi 23 mijë persona në vendin aziatik.

Qeveria e Tokios e kishte vlerësuar dëmin nga 16 mijë deri në 25 mijë miliardë jen dhe tani ka përcaktuar vlerësimin e saj bazuar në informacionet e mbledhura nga autoritetet në zonat e goditura, në vecanti në prefekturat Mijagi, Iuate dhe Fukushima.

(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment