Ja kush është shefi. Mjeku nxjerr kryeministrin britanik nga salla e spitalit (FOTO E VIDEO)

Kryeministri britanik David Cameron dhe zëvendësi i tij, Nick Clegg, mund të kenë menduar se kjo është një mundësi e mirë për të bërë një foto. Por ata nuk kishin parashikuar se një kirurg do të ishte kaq i rreptë në zbatimin e rregullave të higjienës. Edhe pse vizitorët ishin speciale, mjeku ka hyrë në dhomë duke treguar me forcë para medieve se kush është shefi.

Incidenti erdhi në ditën kur kryeministri do të shpallte reformat në fushën e shëndetësisë. Prandaj ai kishte zgjedhur një spital për të vizituar. Kryeministri pranon të dalin nga salla, edhe pse nuk e fsheh dot në momentin e parë sikletin.
(gazetatema.net)
 



No comments:

Post a Comment