Italianët në referendum për centralet bërthamore

Italia është një vend pa centrale bërthamore. Nëse do të mbetet kështu, e vendosin italianët në referendumin, i cili do të zhvillohet të dielën dhe të hënën.
Me gjithë katastrofën bërthamore në Japon,i kryeministri Silvio Berlusconi është i bindur fort që "e ardhmja gjendet te energjia bërthamore". Berlusconi është i prekur drejtpërdrejt nga një referendum tjetër. Votohet për një ligj, i cili i bën atij të mundur t'u qëndrojë larg seancave të proceseve gjyqësore.

Kësisoj ky referendum kthehet në një referendum edhe për kryeministrin italian. E paqartë është nëse nismëtarët do ta arrijnë kuorumin e nevojshëm prej 50 për qind të personave me të drejtë vote.

Se sa shumë i ka trembur italianët katastrofa e Fukushimës, kjo u vërejt para pak javësh në Sardenjë.

Atje populli votoi në një referendum për centralet bërthamore dhe për magazinimin përfundimtar të mbetjeve bërthamore. Përgjigjja ishte e qartë: 60 për qind e sardenjasve dolën në votime dhe 97 për qind e tyre nuk e duan energjinë bërthamore.

Ishte partia e vogël, "Italia e Vlerave", e ish-prokurorit Antonio di Pietro, e cila ndërmori nismën për referendumin kundër energjisë bërthamore.

(www.gazeta-express.com)

No comments:

Post a Comment