Itali: Kërkon të helmojë burrin, por më parë e teston “koktejin” te fqinja.

Sipas LEGGO Italia, një grua 50 vjeçare nënë e tre fëmijve ka përgatitur një “koktej” ilaçesh për të helmuar burrin e saj. “Kokteji” përbante një sasi tabletash kontraceptive, së bashku me medikamente për presionin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës. Ngjarja ka ndodhur në provincën Enna në Sicili të Italisë.

Pasi e ka përgatitur “koktejin”, gruaja ka kërkuar ta testojë përzierjen te një fqinja e saj para se t’ia “servirte” burrit.
Në fakt ajo kishte javë të tëra që ishte duke organizuar planin e eliminimit të bashkëshortit të saj, 56 vjeçar, një i papunë që sipas gruas merrej me punë të çuditshme dhe në tridhjetë vjet martesë e ka tradhtuar vazhdimisht me gra të reja.

Pas tre dekadave, duke kërcyer nga shtrati në shtrat, të paktën në fantazitë e gruas së tij, burri kohët e fundit ka pasur lidhje me dy vajza të fshatit të cilat ishin sa gjysma e moshës së tij.

Ajo që duket si një komedi për Alvaro Vitalin, megjithatë, ka rrezikuar të kthehet në tragjedi. Pesëdhjetë-vjeçarja, e hidhëruar nga një martesë e pakënaqur, ka mbledhur të gjitha ilaçet në shtëpi, madje ka gërmuar dhe në banesat e fëmijëve, tashmë të martuar. Pasi ka bërë përzierjen ajo ka ftuar në fqinjën 26 vjeçe, me të njëjtën moshë si të preferuarat e bashkëshortit të saj për të testuar “koktejin”. Kishte vendosur që helmin e përgatitur burrit të saj t’ia hidhte në një pije të gazuar, por fqinjës së saj ia hedh në ujë me sheqer. Gruaja e re, e martuar me një djalë, pasi ka pirë pijen deri në pikën e fundit ka ndier një shije të çuditshme.

Në këtë pikë, autoren e krimit e ka kapur paniku dhe ka shkuar menjëherë në polici, duke e lënë vizitoren të habitur, ulur në sallonin e shtëpisë. Pasi i ka thënë gjithçka policisë, kjo e fundit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur gjitonen e re të cilën e dërguan menjëherë në urgjencën e spitalit më të afërm. Pasi iu dha ndihma e parë ajo ka qëndruar per 24 orë në spital. Ndërsa pas kontrollit që kreu policia në vendin e ngjarjes janë gjetur ilaçet e përdorura si dhe një shishe me “koktej”. Gruaja 50 vjeçare u dërgua në paraburgim nga ku u lirua më pas duke paguar një shumë parash si garanci. Tashmë 50-vjeçaria ndodhet sërish në shtëpinë e saj pranë burrit tradhëtar…

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment