Itali, 45 të arrestuar për evazion fiskal.

Autoritetet e drejtësisë në Romë kanë lëshuar urdhër-arreste ndaj 45 personave, mes të cilëve biznesmenë dhe profesionistë, të akuzuar për një xhiro marramendëse evazioni fiskal.Mes personave ndaj të cilëve janë lëshuar fletë-arrestet është edhe presidenti i Dhomës së Τregtisë së Romës, Cesare Pambianchi, si dhe një biznesmen i njohur.

Sipas prokurorëve që hetuan cështjen, bëhet fjalë për një mekanizëm kompleks shmangiesh taksash, përmes transferimit jashtë vendit, kryesisht në Angli dhe Bullgari, të kapitaleve të kompanive në prag falimentimi.

Nga personat e arrestuar, gjysma e tyre është dërguar në burg, ndërsa gjysma tjetër është vendosur në arrest shtëpie. Ata akuzohen për fshehje të falimentimit, pastrim parash, krime fiskale dhe lëshim faturash falso.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment