iOS 5 do të ketë integrim edhe me Facebook, Flickr, Linkedln dhe MySpace

Jo vetëm me Twitter, sistemi operativ më i ri nga Apple, iOS 5, do të ketë integrim edhe me Facebook, Flickr, Linkedln, dhe MySpace, shkruan AllThingsD të cilët zbuluan nga verzioni zhvillues i sistemit.
Përveç e-mail-eve dhe numrave të telefonave, iOS përdoruesit mund të shtojnë kontakte ose shokë edhe përmes rrjeteve sociale. Me klikim në ato kontakte hapen profilet e tyre në rrjetin, përmes shfletusit të Apple, Safari.

Apple do të shfaq edhe fotografitë e profilit për çdo kontakt, dhe ndoshta do të mund të kryhen edhe thirje në numrat të cilat janë të listuar publikisht në rrjetin, siç është opsioni tek Android.
Sistemi operativ më i ri i kompanisë Apple pritet të shfaqet në vjeshtë.

(itshqip.com)

No comments:

Post a Comment