Integrimi i Shqipërisë diskutohet në PE

Parlamenti Europian do të diskutojë sot për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në raundin e parë takimeve të Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe PE-së, Kuvendi i Shqipërisë përfaqësohet atje me 14 deputetë te cilët do jenë të pranishëm në bisedime.

Sipas axhendës, në rend të ditës do të jetë diskutimi mbi progres-raportin që do të miratohet në muajin tetor dhe përmbushja e 12 kërkesave që Komisioni Europian i ka parashtruar Shqipërisë si detyra për integrimin.

Delegacioni shqiptar përbëhet nga 7 përfaqësues të mazhorancës dhe 7 të opozitës. Pritet që përpos temës qëndrore të takimit, të diskutohet edhe për situatën paszgjedhore në vend. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment