Imami:Shqipëria,kontribut pas largimit të Gadafit

Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel, ministri Shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami tha se, Shqipëria do të angazhohet për të kontribuar në periudhën e tranzicionit, që do të vijë menjëherë pas largimit të Gadafit dhe përfundimit me sukses të fushatës ajrore të NATO-s për mbrojtjen e popullsinë civile në Libi. Ky angazhim vjen pas gatishmërisë së Shqipërisë për të vënë në dispozicionm të Aleancës Atlantike, gjatë kryerjes së operacionit ushtarak në Libi të gjitha lehtësirat aero- portuale të vendit.

Arben Imami, Ministri i Mbrojtjes, tha për programin shqip të Deutsche Ëelles: “Shqipëria nuk ka kapacitete ajrore, apo navale për të marrë pjesë në këtë operacion, që synon embargon e armëve dhe krijimin e zonës së ndalim- fluturimit. Por Shqipëria do të marrë pjesën e saj në ndarjen e kostove të fushatës ajrorë të NATO- s në Libi. Shqipëria angazhohet për të kontribuar në të ardhmen e afërt me çfarëdo lloj kontributi, që do të ketë nevojë terreni, apo teatri i zhvillimeve post Gadafi në Libi. Fryma e përgjithshme e bisedimeve në këtë Ministerial është gadishmëria e vendeve anëtare për të kontribuar,”theksoi Imami.

Gatishmëria e Shqipërisë për të marrë pjesë në kthimin e normalitetit në Libinë post-Gadafi vjen pas vendimit, që mori dje Ministeriali për zgjatjen e mandatit të fushatës ajrore edhe për 90 ditë të tjera, duke filluar nga 27 qershori.

Ndërkohë, situata në Afganistan është një tjetër fokus i Takimit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s. Shqipëria kontribuon në misionin ndërkombëtar të drejtuar nga NATO, të njohur me inicialet ISAF (International Security Assistance Force) me trupa luftuese: “Po vazhdojmë të rrisim kontributin e Shqipërisë në Afganistan. Do të dërgojmë një togë për mentorim, drejtim, treinim të policisë afgane nga një specialistët shqiptarë. Po ashtu edhe një grup të policisë së shtetit”, tha për programin shqip të DË, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment