Idrizi, falenderime për arritjet e PDIU-së

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi bëri një sërë falënderimesh për rezultatin mjaft të mirë gjatë zgjedhjeve 8 majit në Shqipëri. Gjatë një deklarate për shtyp, Idrizi citoi një sërë emrash, kjo për afirmimin si forca e tretë më e madhe.

“Unë dua të falënderoj një ndër gratë burrneshë, Sose nga Tropoja, që në pak kohë organizoi PDIU në Tropojë dhe e bëri partinë e parë në këtë qytet. Dua të falënderoj Shkëlqimin, kryetarin e ri të Bashkisë se Rrogozhinës, Shefkiun për fitoren në Librazhd, etj” tha më tej ai. 


(abeu.com)

No comments:

Post a Comment