Ide për ndarjen e Bujanocit

Në Bujanoc u formua një platformë që pretendon ta ndajë komunën në pjesë shqiptare dhe serbe, raportojë mediat.

Tomisllav Nikolic, zëdhënës i iniciativës ‘Zhvillimi i Bujanocit’, tha se funksioni bazik i këtij grupi do të jetë ndarja kadastrale e komunës. Nikolic deklaroi se komuna e Bujanocit veç është e ndarë në formë demografike.

Sipas tij qëllimi i kësaj nisme është që secila bashkësi etnike të ketë të drejta të barabarta.

Nga ana tjetër, ministri i Administratës shtetërore, Milan Markovic tha se nuk sheh asnjë arsye përse të bëhet kjo ndarje. Ai tha se në kërkesën e iniciatorëve nuk ka parë asnjë arsyetim apo raport ekonomik.

Iniciativën e këtij grupi serb nuk e ka përkrahur as kryetari i komunës së Medvegjës Slobodan Drashkovic.

E deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi është shprehur i habitur nga kjo ide. Halimi tha se serbët po ndjehen si pakicë në shtetin e vetë. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment