I plagosuri: Policia fshehu autorin

Zef Vuksani, i plagosur ditën e shtunë në qytetin e Shkodrës akuzon policinë dhe prokurorinë se kanë fshehur të vërtetën e plagosjes së tij duke ndryshuar autorin e ngjarjes.

Zef Vuksani thotë se ai është qëlluar me armë nga kryetari aktual i komunës Shalë në Dukagjin, Dedë Tonaj, njëkohësisht kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet që priten të përsëriten në këtë komunë.

Ndërkohë i plagosuri është i afërm i kandidatit socialist në komunën Shalë.

Policia në njoftimin zyrtar pas ngjarjes bëri të ditur arrestimin e shtetasit Kol Tonaj i cili kishte përdorur armën që kishte me leje kushëriri i tij, kryetari komunës Shalë.

Zyrtarë të policisë rikonfirmuan deklaratën e dy ditëve më parë dhe thonë se cështja i kaloi prokurorisë.

Sipas të plagosurit policia dhe prokuroria kanë ndryshuar dëshminë duke fshehur të vërtetën për qëllime politike pasi autori plagosjes është kandidat për kryetar komune të Shalës në Dukgjin.

Në komunën Shalë zgjedhjet vendore do të përsëriten pas ankimimit që ka bërë kandidati i Partisë Socialiste për parregullsi. Përsëritja e zgjedhjeve ka qenë tema e debatit të dy ditëve më parë që përfundoi me përdorim të armëve.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment