I dënuari për grabitje me armë kërkon uljen e dënimit, kërcënon me vetëdjegie

I dënuari me 25 vjet burg për grabitje me armë izolohet në qelitë e Burgut të Fushë-Krujës për 12 orë duke kërcënuar me vetëdjegie në shenjë pakënaqësie për vendimet e drejtësisë.

Ilir Tafili, i dënuar për një krim në vitin 1997, prej të cilit është i arrestuar, deklaroi në ambientet e burgut se do të vetëdigjet nëse nuk do t`i hiqet dënimi i rëndë, pasi nuk akuzohet për vrasje por vetëm për grabitje. Nga dënimi i dhënë 32-vjeçari ka kryer deri tani 14 vjet.

Edhe më parë Tafili kishte paralajmëruar një akt të tillë, kurse gjykata nuk i kishte falur asnjë vit dënimi. Ndërkohë që vjet Tafili, banues në Laç, ra preh e një dhune në qeli nga një oficer i burgut të Fushë-Krujës dhe disa gardianë, ndërsa të dënuarit zhvilluan dhe grevë.

(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment