Mbi 100 mijë tifozë u mblodhën në rrugët e Vancouverit për të përcjellë në ekran gjigant ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të serisë finale, mirëpo pas humbjes nuk arritën të fshehin mërzinë dhe hidhërimin për dështimin e skuadrës së tyre.
Ata filluan të djegin dhe të thyejnë çka do që u erdh në duar, përfshirë veturat dhe dyqanet në rrugë, ndërsa edhe policia ishte e pafuqishme përballë tyre. Trazirat ndërprenë edhe lëvizjen e autobusëve në qytet.
“Kjo është e tmerrshme. Ky qytet dhe provinca kanë shumë arsye për t’u ndjerë krenar. Mëkat që ndodhi kjo”, tha hokeisti më i mirë i Canucks, Henrik Sedin. Turmën e tifozëve të revoltuar nuk arriti ta qetësonte as basketbollisti i famshëm kanadez Steve Nash, nëpërmjet një mesazhi të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Twitter. “Kemi qytet të shkëlqyeshëm me plot stil. Ekipi ynë është i madh dhe do të vjen koha jonë. Së shpejti”, shkroi Nash.
(gazetaexpress.com)
No comments:
Post a Comment