Humb 100 kilogramë për 12 muaj

Alex Respess (23) nga Duluth në SHBA para një viti kishte 208 kilogramë, ndërsa sot mund të krenohet që ka vetëm 110 kilogramë. Në emisionin e ABC-së “Good Morning America” tregoi se dëshira e fundit nënës së tij, e cila ka vdekur nga kanceri, ishte që djali i saj të jetë i lumtur dhe i shëndetshëm. Alex plotësoi dëshirën e saj.

Alex ishte shëndoshur për shkak të mënyrës jo të shëndetshme të jetesës. Është fans i madh i bejsbollit, por kurrë nuk arriti të luajë këtë sport për shkak të mbipeshës. Pasi në një restorant theu karrigen për shkak të peshës së tij, asnjëherë nuk doli nga shtëpia pasi ndihej keq, transmeton “Daily Mail”.

Sot thotë se është krenar për atë që ka arritur. 

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment