“Huffington Post” lë pas “New York Times”

Të dhënat e kompanisë së analizave “ComScore” vërtetojnë një kalim historik dhe përbëjnë demonstrimin e radhës që informacioni dixhital sjell në sytë e lexuesve më shumë besueshmëri.

Eshtë pikërisht “Huffington Post”, blogu i themeluar 5 vjet më parë nga Arianna Huffington, i cili ka lënë pas faqen e të përditshmes amerikane dhe jo vetëm, “New York Times”.

35,5 milionë vizitorë fanatikë gjatë muajit të kaluar e kanë renditur atë në krye të listës së portaleve informativë. Ndërkohë që e përditshmja amerikane ka patur 33,59 milionë vizitorë.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment