HP TouchPad në Evropë për 399 £?

Kompania HP ka njoftuar sot se tableti i saj i parë i cili bazohet në sistemin operativ webOS, përkatësisht modeli HP TouchPad do të fillojë të shitet në tregun amerikan që nga 1 korriku i këtij viti.

I njëjti do të vijë në Evropë, përkatësisht në Mbretërinë e Bashkuar në mesin e muajit korrik, ndërsa HP do të fillojë të pranojë para-porosi për tabletin e saj, që nga 19 qershori.

HP Touchpad do të vijë në dy versione të ndryshme, njëri me 16GB memorie të integruar, dhe do të shitet për 399 funta, ndërsa tjetri me 32GB, me një çmim prej 479 funtave.

Për të gjithë ju që keni harruar karakteristikat e këtij tableti, vlen të thuhet se HP TouchPad posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 9.7 inç, rezolucion 1024 x 768 pikselë, procesorin dy-bërthamor 1.2GHz Qualcomm Snapdragon dhe 512MB RAM.

HP TouchPad bazohet në webOS 3.0, dhe posedon kamerën me 1.3 mega-piksel, plus lidhjet 802.11 b/g/n WiFi dhe atë për Bluetooth. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment