Houston vazhdon rehabilitimin

 
Whitney Houston ka vendosur të zgjasë trajtimin e saj në rehabilitim, pasi ka kompletuar një program 30-ditor për luftimin e abuzimit me alkool dhe drogë.

Këngëtarja amerikane, e cila qe një kohë të gjatë ka probleme me varësinë nga droga dhe alkooli, muajin e kaluar u paraqit në një qendër rehabilitimi në Kaliforni për të kërkuar ndihmë profesionale rreth problemeve të saj.

Qëndrimi i Houston në klinikë duhej të përfundonte në javën që lëmë pas, por, sipas Tmz.com, ajo ka vendosur ta vazhdojë edhe më tutje trajtimin. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment