Homoseksualët, raporti i KiE: Në Shqipëri mbizotëron homofobia

Këshilli i Europës publikoi studimin e parë gjithëpërfshirës mbi situatën e të drejtave të njeriut në lidhje me personat Lesbike, Gay, Biseksual dhe Transeksual .

Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet ndër vendet me shkallë më të lartë homofobie duke përmendur rastet e vështirësive të aksesit të personave LGBT në shërbimin shëndetësor, vështirësive në punësim, mungesës së informacionit rreth homoseksualitetit në tekstet shkollore, rastet e dhunës fizike si dhe problematika lidhur me zbatimin e ligjit kundër diskriminimit, ashtu sikundër edhe vakuumi ligjor lidhur me parashikimin e veprave penale për krimet e nxitura nga urrejtja me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Raporti përmban një numër rekomandimesh specifike për vëndet anëtare të Këshillit të Europës, për mënyrën si mund t’i japin fund diskriminimit dhe për të siguruar barazi të plotë për personat LGBT. Gjithashtu paraqet një numër rekomandimesh mbi masat jo ligjore të tilla si, programet shtetërore të edukimit që kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe kuptimit të orientimit seksual dhe identiteteve gjinore dhe si pasojë promovimin e përmirësimit të sjelljeve shoqërore bazuar në fakte dhe informacion objektiv.

“ Ekziston një nevojë e qartë për përmirësimin e legjislacionit për të arritur barazinë e plotë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Legjislacioni gjithashtu duhet të mbështetet nga plane për implementimin e duhur dhe mekanizma që ti japin kuptimin praktik dhe të plotë ”, tha Martin KChristensen, kryetar i Bordit drejtues të ILGA EUROPE.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment