HIV-i shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Infeksioni me virusin HIV, i cili shkakton sindromën e imunodeficiencës njerëzore (AIDS), mund ta shtojë rrezikun për pamjaftueshmërinë e zemrës edhe te personat që nuk kanë prirje gjenetike për të pasur probleme me zemër.

 Nëpërmjet një studimi, shkencëtarët amerikanë në Fakultetin e Mjekësisë në Pittsburg (Pennsylvania) kanë vërejtur lidhshmëri ndërmjet HIV-it dhe pamjaftueshmërisë së zemrës, pavarësisht historisë së sëmundjes.

Në studim janë përfshirë rreth 8 500 persona të rritur, me moshë mesatare prej 48 vjetësh, të cilët ishin të infektuar me HIV.
Pas studimit shtatëvjeçar, është vërejtur se 286 nga participantët kishin fituar insuficiencë të zemrës.

(femina.al)

No comments:

Post a Comment