Hipnotizuesi bie pa ndjenja gjatë performancës.

David Days, hipnotizues dhe prestigjator, nga Weymouth, po performonte në Portland Royal Manor Theater në Dorset (Angli), kur ai u pengua nga këmba e njërit prej personave në publik. Ai ishte në procesin e sjelljes së tre anëtarëve të audiencës së tij nga një gjëndje "gjysëm-të ndërgjegjshme", kur ai u rrëzua dhe goditi kokën, duke mbetur pa ndjenja për pak kohë.

Për fat të mirë, Days u rikthye në kohë për të thyer gjëndjen gjysëm-të ndërgjegjshme të personave që kishte hipnotizuar, por jo më parë se anëtarët e publikut t′i jepnin atij një raund duartrokitjesh të forta, duke menduar se incidenti ishte pjesë e performancës së tij.
Audiencës iu kërkua të largohej nga teatri pas incidentit, duke lënë tre personat në skenë.
Days, 37 vjeçar, erdhi në vete disa minuta më vonë dhe i ktheu tre personat në gjendje normale.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment