Hernandez do të hyjë në histori

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Javier Hernandez dhe ka thënë se sulmuesi i ri do të hyjë në histori të gjigantit nga Old Traffordi.

Reprezentuesi meksikan shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Premierligë duke shënuar 13 gola dhe u emërua si Futbollisti i Vitit nga tifozët. Në sezonin e tij të parë, në Manchester United, Hernandez fitoi titullin e kampionit të Premierligës, ndërsa u paraqit edhe në finale të Ligës së Kampionëve në Wembley, por Djajtë e Kuq u mposhtën nga Barcelona me rezultat 3-1.

Megjithatë, mbrojtësi i Anglisë, Ferdinand insiston se ky është vetëm fillimi i asaj që premton të jetë një karrierë e shkëlqyeshme e Hernandezit në Old Trafford.

“Chico është golashënues i lindur dhe futbollist i ri i shkëlqyeshëm. Ai do të shënojë emrin e tij në librat e historisë së Manchester Unitedit. Ai ka dëshirë të luftojë për titujt më të rëndësishëm dhe kjo është përbërës i një futbollisti kulmor”, tha Ferdinand për talkSPORT.com./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment