Hapet gara për licensën e dytë 3 G, Cmimi dysheme 12.5 mln euro

Hapet gara për licencën e dytë 3 G për operatorët e telefonisë mobile.

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, autorizoi sot Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare, AKEP, të hapë garën për dhënien e një licence 3G.

Çmimi dysheme i kësaj gare është 12.5 milionë Euro dhe kushtet ligjore e teknike janë po ato të garës për licencën e parë 3G, që u hap në vjeshtë të vitit të kaluar, dhe u fitua nga kompania Vodafone Albania me ofertën 31.4 milionë Euro. Tenderi që do të çelet ditët e ardhshme do të administrohet nga AKEP.

Përdorimi i teknologjive të brezit të tretë të njohura si 3G apo Third Generation nga kompanitë celulare sjell një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në telefonat e pajisjet celulare dhe rrit shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate.

Qeveria vlereson aplikimin e teknologjisë 3G si një hap tjetër i rëndësishëm në realizimin e projektit Shqipëria Digjitale.

(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment