Hapet ekspozita e pikturës

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që po mbahen për nder të 12-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, Qendra e Rinisë-Prishtinë “PYC” me mbështetje të sektorit të rinisë pranë Kuvendit Komunal të Prishtinës, të shtunën, ka hapur ekspozitën e pikturës në sheshin “Nëna Terezë”.

Arbëresha Bytyçi, menaxhere e projektit, ka thënë se në këtë ekspozitë janë prezantuar 35 piktura me mesazhe të ndryshme, të punuara nga talentët e rinj.

“Qëllimi i kësaj ekspozite është pikërisht 11 qershori, Dita e Çlirimit të Prishtinës. Vullnetarët e Qendrës rinore, me anë të punimeve të cilat i kanë bërë nëpër aktivitete të ndryshme rinore, kanë vendosur që sot t’i paraqesim këto piktura, në mënyrë që t’i shikojnë edhe të tjerët”, ka thënë Bytyqi.

Qendra e Rinisë-Prishtinë “PYC”, në orët e mbrëmjes, në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka mbajtur edhe një aktivitet tjetër për nder të Ditës së çlirimit të Prishtinës, në të cilin ka shfaqur 25 fotografi të Prishtinës se vjetër

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment