Hakerat sulmojnë Nintendo-n

Nintendo Co. tha të dielën se një server për faqen e internetit të saj në SHBA kishte qënë hakuar por të dhënat e kompanisë apo konsumatorëve nuk kanë qënë komprometuar. Kjo shënoi herën e parë që gjigandi japonez i lojërave është vënë në shënjestër të sulmeve kompjuterike të përhapura në të gjithë botën.

Incidenti tek Nintendo është jashtëzakonisht i vogël në krahasim me sulmet e hakerave ndaj Sony. Thyerja tek Nintendo nuk përfshinte ndonjë informacion të ndjeshëm dhe nuk ka shkaktuar ndonjë dëm për operacionet e saj apo vështirësi për konsumatorët e saj.

Megjithatë incidenti në një tjetër gjigand të lojërave ngre dyshime nëse shërbimet online mund të jenë tërësisht të mbrojtura nga hakerat.

Një grup hakerash i quajtur Lulsec, i cili kishte deklaruar më parë se kishte sulmuar Sony-n, postoi në internet disa të dhëna nga serverat e Nintendos duke mbajtur kështu përgjegjësi për sulmin. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment