Haga: Të kënaqur me Beogradin

Kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Brammertz ka deklaruar se ka mbetur i kënaqur nga Beogradi zyrtar pas arrestimit të gjeneralit Ratko Mlladic.


“Serbia ka hedhur një hap të rëndësishëm përpara me arrestimin e ish-komandantit të serbëve të Bosnjes”, ka deklaruar Brammertz në Këshillin e Sigurimit.

Ratko Mlladic u arrestua më 26 maj në fshatin Lazarevo, rreth 80 kilometra në veri të Beogradit, pas 16 vitesh arrati.

Ai kërkohej për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera me masakrën e Srebrenicës dhe rrethimin e përgjakshëm të Sarajevës.

“Zyra jonë është e kënaqur me bashkëpunimin e Beogradit për të vënë Mlladic përpara drejtësisë”, ka shtuar kryeprokurori Brammertz.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment