Griselda: Nuk mund të lind fëmijë ndaj sajova historinë

 
Gruaja e kryebashkiakut të Kavajës Griselda Zaimi ka rrëfyer dje para prokurorëve se e kishte sajuar historinë e shtatzanisë për t’i ngjallur keqardhje njeriut me të cilin jetonte, pasi lidhja e tyre nuk funksiononte si duhet.

Zaimi ka thënë se mungesa e një fëmije mund të ketë sjellë ftohjen e marrëdhënieve të saj me Elvis Rroshin apo edhe acarimin e lidhjes.

Historia ka nisur kur Griselda ka mësuar se nuk mund të lindte fëmijë dhe ndërkohë lidhja e saj ishte e pacelebruar me martesë.

Pas sajimit të historisë së tmerrshme, Zaimi i është rrëfyer Elvis Rroshit pas mesnatës së të enjtes në shtëpinë e tij në Kavajë duke i thënë se e kishte trilluar gjitha historinë sepse lidhja e tyre nuk po shkonte mirë.

“Elvisi më dëgjoi dhe pastaj më puthi duke më thënë se nuk ka problem. Ai më tha se lidhja jonë do të vazhdojë”, ka thënë në dëshminë e saj para prokurorëve Zaimi, raportoi e përditshmja Mapo.

Ndërsa policia kishte mundur të interceptonte një bisedë telefonike midis një prej familjarëve të vajzës që komunikonte me një të afërme të familjes jashtë Shqipërisë, me profesion mjeke, së cilës i thoshte se ngjarja nuk është ashtu si e kanë paraqitur mediat, pasi nuk është e vërtetë se vajza është rrëmbyer apo keqtrajtuar.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment