Greqia kërcënon “të përpijë” të gjithë Evropën

Si të pashmangshme e prezanton falimentimin e Greqisë, agjencia e lajmeve Bloomberg, në një artikull të sotëm. Bloomberg, gjithashtu, kërkon nga Europa të përkufizojë Greqinë, Portogalinë dhe Irlandën, me qëllim të shpëtojë Spanjën dhe vendet e tjera të Europës.
256 miliardë euro që iu dhanë Greqisë , Irlandës dhe Portogalisë të vetmen gjë që arritën ishte të shtynin kohën deri në momentin e falimentimit të pashmangshëm, thotë kreu i kompanisë investitore Pacific në Bloomberg, ndërsa JP Morgan i jep risktrukturimit të borxhit grek, më shumë se 75% propabilitet.
“Po të shikojmë shifrat financiare, duket se Greqia nuk ka asnjë shanc. Pastër nga ana financiare, duket sikur falimentimi ka ndodhur me kohë”, shkruan Bloomberg.
Rreziku të bëhet Greqia për Europën çfarë u bë kompania Lehman Brothers për SHBA-në është i dukshëm, thotë ekonomisti Karl Vainberg. ”Gjërat kanë ikur nga çdo kontroll. Jemi futur në një lojë kapenjësh ndërmjet Greqisë dhe BE-së, të cilët presin kush do të hap e mbydh sytë më i pari”, përfundon artikulli.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment