Greqi, grevë e përgjithshme kundër kursimeve

Në shenjë proteste kundër programit të ashpër të kursimeve të qeverisë socialiste në Greqi, sindikatat dhe organizata qytetare kanë bërë thirrje për këtë të mërkurë për një grevë të përgjithshme dhe demonstrata masive.

Nisur nga sezoni i turizmit, kontrollorët e trafikut ajror nuk do të marrin pjesë në grevë. Qeveria e kryeministrit Jorgos Papandreu dëshiron që përmes shkurtimeve të buxhetit deri në 2015 të përfitojë 78 miliardë euro nga rritja e tatimeve dhe nga privatizimi i pronave shtetërore.

Si kusht për kthimin e ndihmave ndërkombëtare prej miliardash euro Athina është e detyruar të bëjë kursime dhe reforma.
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment