Greqi, 4500 të vdekur marrin pension!

Në kulmin e krizës financiare, duket se mbi qeverinë greke do të rëndojë edhe një supermashtrim.

Tashmë është zbuluar se pension u jepej ende edhe 4500 personave, të cilët ishin ndarë nga jeta prej vitesh. Ky mashtrim rëndonte mbi shpenzimet publike rreth 16 milionë euro në vit.

Ministri i Punës Louka Katseli, shpjegoi se edhe qeveria po kontrollon një listë prej 9 mijë personash, të cilët rezultojnë të jenë mbi 100 vjec.

No comments:

Post a Comment