Grabitën shqiptarin dhe i morën 100 mijë euro, dënohen 11 vjet burg.

Ka përfunduar në Gjykatën e Ravenës në Itali, procesi i rrëmbimit të biznesmenit shqiptar 50-vjeçar Pëllumb Malaj.

Fjala është për ngjarjen që ndodhi në fund të verës së vitit 2009 për qëllime grabitje, ndaj biznesmenit që jeton në periferi të Parisit me familjen e tij.

Siç raportojnë mediat italiane, biznesmeni shqiptar ishte rrëmbyer vonë, në mbrëmjen e 10 shtatorit, dhe më pas u kishte thënë agjentëve që ai ishte rrahur dhe kërcënuar me vdekje disa herë me një pistoletë.

Në lidhje me këtë ngjarje, gjykata italiane akordoi dy dënime dhe një shfajësim.

Dënimi më i lartë, prej shtatë vitesh, me 7 vjet e 10 muaj burg dhe një gjobë 40.000 euro, i takoi një italiani 47-vjeçar.

Ndërsa një baristi shqiptar, 31-vjeçar, me leje qëndrimi në Ravena, iu dhanë 4 vite burg.

Ndërsa i akuzuari i tretë kësaj historie, një 43-vjeçar italian, iu dha shfajësim, për mungesë provash.

Biznesmeni shqiptar, atëherë akuzoi se ishte rrëmbyer dhe se i kishin grabitur 99 mijë euro, e ai ishte liruar falë një bastisje të policisë të Ravenna dhe të Bolonjës.

Në fakt, sipas palës mbrojtëse, shifra në fjalë, atij i ishte marrë nga shqiptari i dënuar, për të blerë makineri bujqësore dhe që pastaj i tha se i kishte humbur, pasi i kishte hedhur në lojë.


(noa.al)

No comments:

Post a Comment