Google Translate, kthehet në shërbim me pagesë.

Edhe pse Google pak kohë më parë kishte njoftuar se do të mbyllte përfundimisht shërbimin Google Translate, gjigandi motorrik ka vendosur të mos e ndërmarrë këtë hap drastik, por ta shëndërrojë atë në një shërbim me pagesë.

Në një njoftim për shtyp Google thotë: “Që nga koha kur njoftuam se do të mbyllnim Google Translate, kemi marrë mijëra kërkesa nga ju për të mos e bërë këtë. Jam i lumtur që mund t’ju them se ne kemi punuar gjatë dhe kemi arritur në konkluzion se do ta kthejmë këtë opsion në një shërbim me pagesë”.

Google ka njoftuar gjithashtu se do të përmirësojë edhe më tej shërbimin e tij, për ta arritur një gjë të tillë google do të paguajë fillimisht 20 përkthyes, në mënyrë që përkthimi të jetë aq i mirë sa që klientëve ti kthehet në një domosdoshmëri përdorimi i Google Translate.

Gjithësesi ky projekt është në fazën fillestare, dhe prandaj nuk ka ende ndonjë datë për nisjen e tij./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment