Google do të numerizojë 250 000 vepra të British Library.

British Library i ka besuar firmës Google numerizimin e veprave të publikuara në shekujt 18 dhe 19. Janë rreth 40 milion faqe që do ti nështrohen procesit të skanimit
British Library, biblioteka kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar, ka arritur një marrëveshje me Google, e cila parashikon numerizimin e 250 000 veprave që datojnë prej 1700 deri në 1870. Këto vepra do te publikohen në Internet për tu lexuar apo shkarkuar pa pagesë. Përllogaritet të jenë rreth 40 milion faqe, të cilat do ti nënshtrohen këtij procesi.

Janë libra të ilustruar, pamflete apo periodikë që mbulojnë ngjarrje madhore si Revolucioni francez, beteja e Trafalgarit, fundi i skllavërisë etj.

Përnbajtja e këtyre veprave do të jetë disponibël në Internet falas nëprmjet Google Books, web site të British Library dhe bibliotekës numerike europiane Europeana.

(24-ore.com)



No comments:

Post a Comment